Hendbollistët e Kosovës largohen nga Estonia

Hendboll

Hendbollistët e Kosovës largohen nga Estonia

Nga: K.Goca Më: 11 janar 2017 Në ora: 12:18
Pamje sa ishin në aeroportin e Estonisë

Të shqetësuar deri në pikën e fundit kanë qenë hendbollistët dhe trajnerët e kombëtares së Kosovës, sepse të hënën dhe një pjesë të madhe të ditës së martë e kaluan në aeroportin e Tallinn të Estonisë, për shkak se ishin anuluar disa fluturime drejt Stambollit. Arsyeja e anulimit ka qenë se në Stamboll moti ishte keqësuar, ndërsa në kombëtaren tonë, disa nuk i zinte vendi vend, të stresuar për situatën dhe më në fund gjithçka bie në binarë. Aeroplani niset për në Stamboll dhe pastaj në Prishtinë.  Pas orës 00.00 hendbollistët e Kosovës arrijnë në aeroportin ‘Adem Jashari’ në Prishtinë dhe të gjithë të gëzuar! Kombëtarja jonë të dielën zhvillojë ndeshje me Estoninë, ku pësuan me rezultat 27:23, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat