Gabuat, nuk maltretohen djemtë nëpër Serbi - Bota Sot
Gabuat, nuk maltretohen djemtë nëpër Serbi

Hendboll

Gabuat, nuk maltretohen djemtë nëpër Serbi

Nga: Dervish Berisha Më: 11 janar 2017 Në ora: 16:24
Dervish Berisha

Debate

Është e natyrshme të shqetësohemi kur lexojmë lajme se sportistët tanë sidomos hendbollistët e kombëtares së Kosovës U-21, që u maltretuan në kufirin Serbi-Hungari. Gabuat, sepse nuk ka pasur nevojë të futemi nëpër Serbi dhe djemtë të na maltretohen nga policia serbe. Në gazetën ‘Bota sot” lexova se janë maltretuar ekspedita e kombëtares së Kosovës në Horgosh të Suboticës, kjo më nevrikosi dhe aspak nuk më erdhi mirë, se djemtë nuk u dashtë të futen asaj rruge dhe të stresohen, kur dihet se Serbinë e kemi armike dhe aty pritet gjithçka.  Dhe kjo më erdh keq shumë, por fajet i ka Federata e Hendbollit e Kosovës,  sepse ka pasur rrugë tjera të shkohet, ndoshta janë më të gjata, por thotë një fjalë popullore: Rruga e gjatë të bie më shkurt, sepse na e dimë që me shekuj e kemi armik të përbetuar Serbinë dhe na shkojmë i hyjmë atypari dhe mundet të pësosh. Por udhëheqësit tanë, pra FHK-ja, duhet të mendoj mirë tjera herë, të kujtohet dhe mi siguruar udhëtimet rrugëve tjera ose edhe me aeroplan që djemtë të jenë të sigurte dhe jo me frikë. 

Sepse çdo ekip që kemi duhet t’i ketë kushtet e volitshme dhe t’i sigurohen të gjitha ato që i nevojiten. Është mirë që nuk janë dorëzuar, nuk kanë lejuar që t’i hiqen uniformat, por pse të futemi në një rrezik, në një territor që mund të presë gjithçka dhe mundesh edhe të arrestohesh. Atëherë si t’ia kthejmë përgjigjen prindërve të fëmijëve?  Nuk e di a ka qenë në pyetje mjetet financiare që i kanë rënë ma shkurt rrugës apo diçka tjetër. Kjo është një punë që e dinë ata që merren në Federatë.  Do të ishte mirë mos të maltretohen djemtë nëpër kufi sidomos nga një polici serbe. Të udhëtohet 30 orë dhe përmes Serbisë, që nuk është e qëlluar, sepse më mirë të shkojmë më rrotull, por të jetë qetësia në kokën e secilit që ka qenë në ekspeditë dhe jo të mendon se mund të maltretohet e pëson.  Plotësojani kushtet sportistëve, se pa kushte nuk kemi edhe suksese, nuk kemi as rezultate, as fitore dhe asgjë tjetër. Ajo që lexova për situatën që kishte ndodhur në kufi, incidentin në Horgosh të Suboticës me la pa koment dhe sigurisht shumëkënd e ka shqetësuar. Sepse aspak nuk kanë arsye të bien andej, kur kemi një qind alternativa tjera. Më mirë të paguajmë më shtrenjtë e të shkojmë me aeroplan sesa të futemi në një rrezik të madh dhe të mendojmë në kufi a thua çka po na ndodh.

Autori është hendbollist i gjeneratës së artë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat