Trajneri shqiptar me ekipin e tij shënon fitore të vështirë në Gjermani

Hendboll

Trajneri shqiptar me ekipin e tij shënon fitore të vështirë në Gjermani

Nga: K.Goca Më: 17 janar 2017 Në ora: 13:26
Fadil Kçiku me ekipin e tij

Ekipi i trajnerit nga Kosova, Fadil Kçiku, Würm-Mitte shënoi fitore të vështirë me rezultat 27:23 kundër TSV Herrsching, në ndeshjen e vlefshme të Landesliga në hendboll, raporton  gazeta gjermane ‘Müncher Merkur’.  “Është fitorja e tretë radhazi  dhe dhuratë për trajnerin që kishte ditëlindjen. Sipas kësaj gazete, që në minutën e 15-të, Kçiku ka marrë një minutë pushim dhe ka ndërruar konceptin e lojës në sulm e në mbrojtje e cila ka pasur sukses”, shkruan gazeta gjermane. Në vazhdim të takimit, skuadra e Würm-Mitte aplikojë lojë të fortë në mbrojtje, po ashtu edhe portieri ka qenë në nivel të detyrës,  me një sulm të përqendruar mjaft mirë, arritën te fitorja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat