Kastrioti i kërkon dëmshpërblim Vëllaznimit!

Hendboll

Kastrioti i kërkon dëmshpërblim Vëllaznimit!

Nga: K.Goca Më: 17 janar 2017 Në ora: 16:30
Gëzim Kokollari

Korab Syla dhe Vlerson Zherka janë hendbollistë të rinj të Vëllaznimit nga Gjakova, ndërsa KH Kastrioti nga Ferizaj çon pluhur me kryetarin e saj, Gëzim Kokollari, se këta lojtarë pa lejen e klubit nuk mund të shkojnë askund. “Lojtarët e KH Kastriotit të cilët po thuhet se kanë kaluar në KH Vëllaznimi , nuk kanë bërë kërkesë për fletlëshim dhe nuk kanë marrë asnjë fletlëshim nga klubi. Prandaj ky nuk është kalim, sepse në bazë të rregullores së FHK-së mbi kalimin e lojtarëve nga klubi në klub nuk mund të bëhet gjatë miniafatit kalimtar pa fletlëshimin e klubit të tanishëm në rastin tonë të Kastriotit. Prandaj ky është vetëm një spekulim sepse nuk mund të regjistrohen për të luajtur pa lejen tonë, gjithnjë sipas rregulloreve të FHK-së. Hipotetikisht po themi edhe nëse ne do ta japim pëlqimin për të kaluar në klub, KH Vëllaznimi është i obliguar që të paguaj dëmëshpërblim. Uroj që stafi i FHK-së të mos bie në ndikim të marrëveshjeve të tilla jo ligjore”, tha Kokollari për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat