Afati kalimtar më i varfër në 15 vjetët e fundit

Hendboll

Afati kalimtar më i varfër në 15 vjetët e fundit

Më: 20 janar 2017 Në ora: 17:34
Topi i hendbollit

Përfundoi mini-afati kalimtar për hendbollist dhe hendbolliste. Ky afat kalimtar ka qenë një ndër afatet më të varfra ne 15 vjetët e fundit. Te meshkujt, Prishtina ka angazhuar Ben Sylen, Hamdi Salihun e Kastriotit, Muhamet Dubovcin e Drenicës dhe Flakrim Beqiraj nga Besa Famiglia (huazim). Vëllaznimi i Gjakovës ka angazhuar Korab Sylën dhe Vlerson Zherkën. Drita e Gjilanit angazhoi Mesut Salihun nga Zhegra, ndërsa Kastrioti riktheu ne radhët e saja Granit Sahitin dhe Selim Salihun nga Zhegra. Te femrat, Shqiponja e Gjakovës angazhoi portieren me përvojë të Vushtrrisë Valbona Rudakun dhe lojtaren e Prishtinës dhe Kastriotit Blerina Haxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat