Jashari: Bota na njohu përmes Presidentit historik dr. Rugova

Hendboll

Jashari: Bota na njohu përmes Presidentit historik dr. Rugova

Më: 21 janar 2017 Në ora: 12:13
Vlora Jashari dhe Presidenti Rugova

Shtetit tim, Republikës së Kosovës, i mungon shumë Presidenti historik dr. Ibrahim Rugova, shkruan Vlora Jashari, ish-hendbolliste e kombëtares së Kosovës dhe aktualisht kryetrajnere e Kastriotit nga Ferizaj. “Presidenti historik i Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, gjithmonë do të mbetet në zemrat tona.

Arkitekti i Pavarësisë së Kosovës, përmes tij na njohu bota. Si sportiste kurrë nuk e harrojë kur na priste presidenti historik në rezistencën e tij në Velani dhe na jepte kurajë për të vazhduar rrugën tonë drejt sukseseve të mëdha. Dr. Rugova vlerësonte lartë të arriturat e sportistëve dhe thoshte: Ju jeni ambasadorët më të mirë të shtetit”, shkruan Jashari. “Sot, Kosova është shtet i pavarur, i njohur ndërkombëtarisht. Sot me të gjitha sportet jemi të pranuar në garat e ndryshme ndërkombëtare.

I takoi një brezit që kam luajtur në vitet e okupimit, në sportin e pavarur. Sakrifikuam e derdhem djersë, disa sportistë u vranë, disa u burgosen dhe shumë të maltretuar e të rrahur. Nuk e harrojmë kohën kur luanim nëpër fusha të improvizuara, në beton e në tokë, për të mbajtur gjallë sportin dhe qëllimin që e arritëm. Okupatori serb na përndiqte vazhdimisht, shumë ndeshje na i ndërpreu, por kurrë nuk arriti të na ndalojë drejt qëllimit tonë. Më kujtohet kur zhvilloja takimet si hendbolliste në shkollën fillore ‘Ganimete Gërbeshi’, në Gërmi e shumë vende tjera, kur sfiduam agresorin serb.

Populli im në të gjitha rrafshet u angazhua, sakrifikuan dhe shumë u flijuan për t’u bërë shtet”, shkruan ajo më tej. “Presidenti historik dr. Rugova na mungon shumë, sot kur e kujtoj, me mbushën sytë me lot. Dr. Rugova me punën e tij, politikën e urtë e të mençur, bëri që bota të na njoh shtetin e Kosovës. Dr. Rugova, Presidenti i pazëvendësueshëm”, shkruan Jashari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat