Shqiponja drejt Çekisë, për të dalë e pamposhtur

Hendboll

Shqiponja drejt Çekisë, për të dalë e pamposhtur

Nga: Kemajl Goca Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 10:48
KHF Shqiponja

Shqiponja nga Gjakova të mërkurën (sot) në orën e vona do të udhëtojë për në Ostrava, ku do të ndeshen me ekipin e ‘Sokol Poruba-n’, në kuadër të të tetës së finales së Challenge Cup në hendboll. Skuadra gjakovare është në mesin e 16 ekipeve më të mira evropiane dhe synon të befasojë edhe ekipin nga Çekia. Gjakovaret janë përfaqësuesi i fundit nga Kosova në garat evropiane dhe që e ruajnë nderin e hendbollit tonë. Kapitenja e ekipit të Shqiponjës, Valerina Malaj, shprehet optimiste se mund të arrijnë rezultat të favorshëm në Ostrava, në ndeshjen që luhet me 4 shkurt në orën 18.00. Synimi i hendbollistes është të arrijnë rezultat sa më të mirë që të jenë më të qeta për takimin e kthimit që do të luhet me 11 shkurt në Gjakovë.

“Mirë jemi përgatitur, paradite kemi ushtruar në fitnes dhe pasdite në sallë. Në sallë vërtet ka qenë ftohtë gjatë këtyre ditëve, megjithatë ia kemi dalë që të përgatitemi”, thotë Malaj për gazetën kombëtare “Bota sot”. Për ekipin ‘Sokol Poruba’ nuk kanë edhe shumë njohuri, vetëm që e kishin parë përmes incizimeve. “Ekipin çek e kemi parë më shumë përmes incizimeve, pra në youtube i kemi shikuar disa lojë të tyre. Ekipi është mjaft i përgatitur dhe ka lojtare të mira”, theksoi ai. Gjakovaret kanë vetën një përforcim për këtë ndeshje dhe ajo është lojtarja e Prishtinës, Bellma Beba.  “Vetëm një përforcim e kemi, Bebën”, tregon kapitenia. A do të ishit...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat