Gjakovaret kanë rastin të futen në histori - Bota Sot
Gjakovaret kanë rastin të futen në histori

Hendboll

Gjakovaret kanë rastin të futen në histori

Nga: Enis Kastrati Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 10:58
Enis Kastrati

Debate

Të jesh në mesin e 16 ekipeve më të mira të Challenge Cup (në Evropë) nuk është edhe aq lehtë dhe e meritojnë një respekt siç janë vashat e klubit të hendbollit Shqiponja nga Gjakova. Ato janë para një sfide të vështirë siç mund ta quajmë ndaj një rivales me shumë të panjohura ‘Sokol Poruba’ nga Ostrava e Çekisë.  Gjakovaret kanë rastin të futen në histori, nëse kualifikohen në çerekfinale, sepse do të jenë skuadra e parë nga vendi ynë që janë në tetë më të mira. Në anën tjetër nuk e di sa kanë arritur në nivelin e lojës apo sa janë të përgatitura për këtë sfidë. Të gjithë shpresojmë se do ta bëjnë një prezantim sa më të mirë, të nxjerrin rezultat të kënaqshëm. Askush mos të presë mrekulli përtej mrekullive, se të gjithë e dimë se ku jemi për nga cilësia megjithëse kemi pak informata për çeket.  Shqiponja mund të bëjë maksimumin dhe të gjithë e dimë se do të kenë shumë vështirë. Jemi dëshmitar se sapo përfundoj Kampionati Botëror (meshkujt) dhe aty më së miri u pa se çfarë kualiteti dhe ekipe ka në Evropë. Kështu është edhe në konkurrencën e femrave, dhe kur merret për bazë kjo deshëm apo nuk deshëm është njëra nga sfidat më të vështira. 

E mira prej të mirave do të ishte që të kthehen me një humbje me sa më pak gola, edhe me mrekulli nëse dalin të pamposhtura. Sepse çdo rezultat që nuk është humbje e thellë të jep shpresë për lojën e kthimit dhe për të menduar një kualifikim të mundshëm, sepse në botën e sotme bashkëkohore të sportit nuk çon edhe fortë peshë për ekipet e mira terreni vendas apo mysafirë. E mira do të ishte të humbim me një rezultat minimal dhe kjo do të  vlerësohej si sukses, por nëse iu jepet mundësia pse edhe mos të kërkojmë fitore.

Është herët të flitet e të parashikohet se a jemi afër me rivalen për nga kualiteti, sepse ato kanë një ekip me sa e di më të avancuar në shumë aspekte edhe pse nuk kemi informata. Por e konstatoj këtë gjithnjë në bazë të rezultateve që kanë ato në garat evropiane. Sido që të jetë hendbolli në Çeki është shumë më i zhvilluar se tek ne dorën në zemër dhe në secilin shtet evropian hendbolli është më i zhvilluar se te ne. Ta shohim se si do të rrjedhë ndeshja ndërmjet ‘Sokol Poruba’ dhe Shqiponjës, e cila luhet të shtunën e fundjavës.

Autori është ish-hendbollist i Besa Famiglisë nga Peja

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat