Debakël i Shqiponjës në Çeki

Hendboll

Debakël i Shqiponjës në Çeki

Nga: K. Goca Më: 5 shkurt 2017 Në ora: 12:43
Pamje nga ndeshja

Shqiponja nga Gjakova pësoi debakël me rezultat 51:18 nga ‘Sokol Poruba’ në Ostrava të Çekisë, në ndeshjen e të tetës së finales së Challenge Cup në hendboll në konkurrencën e femrave. Paraqitje e dobët e vashave gjakovare dhe nuk iu bëri punë as përforcimi me Bellma Bebën e Prishtinës, që ta evitojnë këtë disfatë të thellë, çka do të thotë se janë fikur shpresat për t’u kualifikuar më tutje. Në pjesën e parë gjithçka dihej për një fitore bindëse të vendasve, pasi që ishin në epërsi me rezultat 27:8. Shqiponja të shtunën e ardhshme luan takimin e kthimit në Gjakovë, por dallimi në 33 gola epërsi në favor të rivales, as që mundtë paramendohet që të përmbyset! Hendbollistja Maria Revajova me 11 gola ishte më e mira te vendaset dhe Bellma Beba më efikasja te gjakovaret, me gjithsej 6 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat