Gjakovaret nuk kanë si të justifikohen nga debakli!

Hendboll

Gjakovaret nuk kanë si të justifikohen nga debakli!

Nga: Enis Kastrati Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 10:59
Enis Kastrati

Debate

Është e pakuptimtë humbja me 33 gola dallim! Kjo i ndodhi Shqiponjës nga Gjakova në ballafaqim me ekipin nga Çekia, ‘Sokol ‘Poruba’.  Nëse dikush nga klubi i gjakovareve do të mundohet të justifikohet nga debakli, do të ishte e tepërt, sepse nuk ishte një disfatë me 10 ose 15 gola dallim! Është humbje e rëndë dhe këtë pak kush e ka pritur sidomos të dashamirët e hendbollit tonë. Sinqerisht kam pritur shumë më shumë ndoshta, pse jo edhe fitore. Mirëpo,  kam shpresuar për një humbje minimale që të jetë si bonus për lojën e kthimit, por unë përmes një linku e kam përcjell pjesën e parë të takimit, e cila ka qenë shumë e dobët nga Shqiponja. Qysh në pjesën e parë është parë që ekipi ynë do të pësojë humbje të thellë. Në çdo aspekt vendasit kanë qenë më të mirë, vetëm ta shikosh rezultatin ajo është më së evidente, nuk e di se sa janë përgatitur ose sa kanë pas kohë mu përgatit ekipi gjakovarë. Mirëpo jo vetëm ato por edhe ekipet tjera duhet të ndërrojnë qasje nëse kanë dëshirë që të arrijnë ndonjë sukses në garat evropiane. Kriza është e thellë jo vetëm te femrat por edhe të meshkujt është një rënie drastike si në cilësi ashtu në organizim klubet janë në gjendje të mjerueshme financiare...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat