KHF Shqiponja e dorëzuar, ndeshet me çeket!

Hendboll

KHF Shqiponja e dorëzuar, ndeshet me çeket!

Nga: K.Goca Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 15:56
Pamje nga ndeshja e parë

Humbja në Ostrava me 33 gola dallim (51:18) nga ‘Sokol Poruba’ ka humbur shpresat për klubin e hendbollit Shqiponja nga Gjakova që të mendojnë për një kualifikim të mundshëm në çerekfinalen e Challenge Cup (femrat)! Skuadra çeke është komode për takimin e kthimit për shkak të epërsisë së thellë dhe kërkon edhe një fitore në Gjakovë, në sfidën që luhet nesër në orën 16.00 në palestrën e sportit ‘Shani Nushi’. Hendbollistet gjakovare shpresojnë të tregojnë lojë sa më të mirë dhe me rezultat pozitiv t’i thonë lamtumirë garave evropiane! Faktikisht ato janë të dorëzuara, pasi që është e pabesueshme për njohësit e hendbollit të ndodhë përmbysja e rezultatit të çekeve, kur kihet për bazë kualiteti i tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat