Ky është kampioni i parë pas pavarësimit nga sporti serbosllav!

Hendboll

Ky është kampioni i parë pas pavarësimit nga sporti serbosllav!

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 12:51
KH Kastrioti para 35 vjetësh

Ahmet Hysenaj-Petrovës shumë herë i vlon gjakut nga emocionet kur kujtohen kohën e pavarësimit nga sporti serbosllav! Shumë herë i çohen flokët përpjetë kur kujton kohën e sakrificës dhe shumë herë të rrezikuar edhe me jetë nga pushtuesi serb. Ai ka kaluar të 70-ta, por është shumë i fortë me shëndet dhe kujton periudhën kur fitojë titullin e parë në Kampionatin e parë të pavarur të Republikës së Kosovës dhe Kupën në hendboll. Ai ka postuar një fotografi, ku shihet edhe trajneri i mirënjohur dhe shumë i respektuari prof. Ismet Jupa.

KH Kastrioti i vitit (20 qershor – 1992): në këmbë nga e majta: Ismet Jupa, trajner; Misret Maliqi (kapiten), Ylber Zaskoku, Xhavit Morina, Xhavit Hajdari, Faton Ferati, Adnan Rudari, Rexhep Haxhimusa (anëtar i kryesisë dhe në kryesinë e FHK-së), Beqir Buqinca (Shef i Shtabit Teknik dhe selektor i kombëtares së Kosovës), Ahmet Petrova (kryetar), Muhamet Kilaj (sekretar). Ulur: Behar Beqiri, Mustafë Bislimi, Fitim Ramadani, Ramiz Duga, Fatmir Syla, Lutfi Maliqi dhe ARBËR SHALA, i ndjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat