Rast i rrallë, trajneri i Istogut me këshilltar! - Bota Sot
Rast i rrallë, trajneri i Istogut me këshilltar!

Hendboll

Rast i rrallë, trajneri i Istogut me këshilltar!

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 13:30
Skënder Sahiti e Faruk Shala

Ekipi i Istogut e ka përfunduar stinorin vjeshtor në vend të pestë me 11 pikë në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Istogu ka synime që të befasojë për të mirë në pranverë dhe për këtë e ka marrë edhe si këshilltar edhe ish-portierin e mirënjohur të gjeneratës së artë të viteve të 80-ta, Skënder Sahitin. Tani e disa ditë KH Istogu përgatitet në Ulqin, ku do të zhvillon disa ndeshje kontrolluese, (sonte kundër Mornarit nga Tivari) çka tregon seriozitetin e skuadrës para fillimit te edicionit pranveror. Në përgatitjet e KH Istogu gjendet edhe strategu i mirënjohur Skënder Sahiti - Kena, i cili është në rolin e këshilltarit në Shtabin teknik që udhëhiqet nga trajneri Faruk Shala. Përvoja dhe dija e tij bëri që ndeshjet sidomos me Ulqinin ti fiton skuadra istogase falë këshillave dhe sugjerimeve te strategut të mirënjohur Sahiti. Kjo tregon madhështinë e trajnerit Shala i cili nuk hezitoi fare që të angazhon trajnerin e mirënjohur me famë ndërkombëtare Skënder Sahitin - Kenen, sepse siç u shpreh Shala pervoja dhe mjeshtëria e kuadrove të tilla janë të dobishme për hendbollin tonë, çka tregoi edhe turneu i Ulqinit ku KH Istogu doli e para. Rast i rrallë apo jo, trajneri me këshilltar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat