Istogu i rezistoi ekipit malazez - Bota Sot
Istogu i rezistoi ekipit malazez

Hendboll

Istogu i rezistoi ekipit malazez

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 11:29
KHF Istogu

Klubi i hendbollit Istogu bëri paraqitje të mirë ndaj  ZRK Moraça nga  Podgorica, por pësuan humbje me rezultat 23:20. Pjesa e parë ka qenë me rivalitet të madh dhe përfundoi baras 12:12.  Kjo ndeshje miqësore u luajt mbrëmë në palestrën e sporteve në Ulqin dhe Istogu mati forcat me ekipin e elitës së hendbollit malazez. Ndonëse skuadra e Istogut gjatë gjithë ndeshjes ishte ne avantazh deri ne tre gola, por nuk arriti t’i rezistoj deri ne fund, kjo si pasojë e lodhjes nga ndeshjet nga turneu që u zhvillua një dite më parë ku Istogu arriti te jetë i pari. Kjo bëri që në momente të caktuara të humb përqendrimin, pasi në këtë ndeshje skuadra e Istogut ka humbur edhe gjashtë penallti. Ndeshja ishte shumë e nivelizuar dhe tejet e ashpër. Istogut ishte i hendikepuar pa hendbollisten Albina Rugova e cila nuk ishte e gatshme të paraqitet në këtë ndeshje për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore. Hendbollistet më të dalluara ishin Elma Kameri, Arlinda Krasniqi dhe Leonora Rrahmani, me lojë të mirë u dallua edhe portierja 15 - vjeçare e Istogut Blerta Ahmetxhekaj e cili ishte njëra prej më të dalluarave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat