Rivalët e vjetër takohen në palestrën e sportit ‘Bill Klinton’ në Ferizaj, Kastrioti-Prishtina. Dy skuadra që synojnë pozitën e dytë në elitën e hendbollit të Kosovës (meshkuj). Kampioni në fuqi dhe lideri Besa Famiglia nga Peja, pret dy pikë të lehta në përballje me Drenicën nga Drenasi. Në ndeshjen e javës së 15-të do të takohen, e shtunë: Zhegra-Vëllaznimi (18.30), Llapi-Trepça (19.00), Besa Famiglia-Drenica (19.00), Kastrioti-Prishtina (19.00), të dielën: Vushtrria-Drita (16.00). Besa Famiglia kryeson renditjen me 28 pikë, ndërsa Trepça është në vend të dytë me 21 sosh, pasojnë Kastrioti (20), Drita (20), Prishtina (19) etj.