Sportistja prishtinase i futet diplomacisë

Hendboll

Sportistja prishtinase i futet diplomacisë

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 13:42
Valentina Bajrami

Prishtinasja Valentina Bajrami është një emër i njohur i sportit, e cila në vitet 2002-2005 ka qenë portiere e hendbollit në klubin e Prishtinës, ndërsa tani vazhdon një rrugë tjetër shumë interesante, në vijën politike e diplomatike.  Ajo me moshë të re ka ambicie të mëdha për të ardhmen e saj në skenën diplomatike e politike, por sigurisht edhe të kontribuojë edhe në aspektin sportiv nëse ka nevojë. “Në kuadër të Universitetit Fama, u themelua Corps Diplomatique. Kjo Trupë Diplomatike ka për qëllim që të bashkëpunoj, bashkëveproj dhe të kontribuoj me Institucionet relevante brenda dhe jashtë vendit, në fusha të ndryshme të diplomacisë në interesa kombëtare”, tha Valentina. Trupa Diplomatike, zgjodhi kryesinë e saj: Kryetar Valentina Bajrami, nënkryetar Dritan Shaipi dhe sekretar organizativ Agon E. Zhinipotoku. “Gjithashtu, ftoj të gjithë ata studentë të cilët janë pjesë e Universitetit Fama, dhe të cilët kanë aftësi dhe ambicie diplomatike të bëhen pjesë e zinxhirit tonë prej Diplomat të së ardhmes”, tha Valentina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat