Prishtina shokohet në Ferizaj!

Hendboll

Prishtina shokohet në Ferizaj!

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 15:36
Pamje nga një ndeshje

Pak kush kishte pritur fitoren e Kastriotit nga Ferizaj, duke e marrë parasysh për situatën që po kalon në muajit e fundit dhe me ikjen e disa hendbollistëve në ekipet tjera. Ferizajasit befasuan për të mirë dhe triumfuan me rezultat 25:23 ndaj Prishtinës që hiqej si favoritë, në fakt ishte edhe derbi i javës së 15-të të elitës së hendbollit në konkurrencën e meshkujve. Prishtina hasi në rezistencë të fortë të vendasve dhe përkundër angazhimit nuk arriti të kthehet e pamposhtur. Në palestrën e sportit ‘Bill Clinton’, hendbollistët treguan lojë të mirë, ndërsa Kastrioti ndali dy pikë të mëdha, në anën tjetër e shokoi Prishtinën. Kampioni në fuqi dhe lideri i renditjes, Besa Famiglia, shëtitet nëpër ligë. Ata si vendas e demoluan me rezultat 39:13 Drenicën nga Drenasi. Kjo është fitorja e 15-të radhazi për pejanët, të cilët kryesojnë renditjen me 30 pikë ose shtatë më shumë se Trepça nga Mitrovica. Trepça si mysafirë triumfoi me rezultat 36:24 ndaj Llapit, duke importuar dy pikë të rëndësishme dhe që ia përforcojnë vendin e dytë. Vëllaznimi bëri lojë të mirë dhe e mposhti Zhegrën në Gjilan me rezultat 32:28.

Rezultatet

Llapi-Trepça        24:36 (11:19)

Besa Famiglia-Drenica 39:13 (18:7)

Vushtrria-Drita

Kastrioti-Prishtina        25:23 (12:9)

 Zhegra-Vëllaznimi       28:32 (14:12)

 

Tabela

1. Besa Famiglia 15     15     0       0       30

2. Trepça    15     11     1       3       23

3. Kastrioti 15     10     2       3       22

4. Drita       14     9       2       3       20

5. Prishtina          15     9       1       5       19

6. Vëllaznimi       15     7       0       8       14

7. Zhegra   15     4       0       11     8

8. Vushtrria         14     4       0       10     8

9. Llapi       15     2       0       13     3

10. Drenica         15     0       0       15     0

Në javën e 16-të, takohen: Trepça-Zhegra, Vëllaznimi-Kastrioti, Prishtina-Vushtrria, Drita-Besa Famiglia dhe Drenica-Llapi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat