Luzha: Në fushë s’ka respekt për kundërshtarët!

Hendboll

Luzha: Në fushë s’ka respekt për kundërshtarët!

Nga: Kemajl Goca Më: 1 mars 2017 Në ora: 19:51
Uran Luzha

Vëllaznimi gradualisht po bëhet më i fortë dhe paralajmëron se do të jetë prej skuadrave që shumëkujt do t’i prish llogarinë në vazhdim të kampionatit. Skuadra gjakovare është e motivuar për të arritur sa më shumë pikë dhe të jetë sa më lartë në renditjen e elitës së hendbollit në konkurrencën e meshkujve.  Kryetrajneri i skuadrës kuqezi, Uran Luzha, shprehet se pas dy përforcimeve (Korab Syla e Vlerëson Zhegra) ekipi është në rrugë të mirë që të jetë në mesin e skuadrave më të forta. Gjakovarët aktualisht janë në vend të gjashtë me 14 pikë pas 15 javëve të zhvilluara, ndërsa nesër do të takohen me rivalin e vjetër Kastriotin e Ferizajt, e cila luhet në orën 19.00 në palestrën e sportit ‘Shani Nushi’ në Gjakovë.

“Pas dy përforcimeve edhe angazhimit të kryesisë, synojmë ta kthejmë publikun në palestër si në vitet e pasluftës dhe të luftojmë për kreun e tabelës, si dhe synimi është Kupa e Kosovës”, tha Luzha për gazetën kombëtare “Bota sot”. “Siç dihet e kemi siguruar play – off-in dhe publiku ynë tani ka se çfarë të shikojë, ngase janë pesë ekipe kualitative”, tha më tutje ai. Ku e sheh forcën e Vëllaznimit? “Forcën e shoh të loja kolektive dhe të kombinimi i mirë që është bërë mes gjeneratave dhe ardhjes së dyshes ferizajase”, tha Luzha. A mendoni se jeni më të mirë se Kastrioti dhe ia keni frikën? “Atë do ta shohim të sonte se kush është...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat