Sara rëndë akuzon kryetarin e klubit: Më ka borxh!

Hendboll

Sara rëndë akuzon kryetarin e klubit: Më ka borxh!

Nga: Kemajl Goca Më: 7 mars 2017 Në ora: 12:42
Sara Misini me të kaltër

E revoltuar deri në pikën e fundit me klubin e hendbollit Kastrioti nga Ferizajt në konkurrencën e femrave. Është fjala për hendbollisten 21-vjeçare Sara Misini, e cila akuzon kryetarin e klubit  Faton Haxhisalihu, se i ka borxh dhe nuk ia ka hequr shpenzimet e mjekimit nga lëndimi. “Revolta ime ndaj KHF Kastriotit nuk ka lindur në këtë moment, por kjo buron qysh që një kohë të gjatë. Për këtë shkak te parregullsive të shumta kam vendosur të dorëhiqem nga çdo aktivitet që është lidhur me KHF Kastriotin. Në këto parregullsi bëjnë pjesë pagesat jo të rregullta, mos plotësimin e sigurimit shëndetësor. Parregullsitë nga kryetari i Klubit, Faton Haxhisalihu, i cili në fillim të sezonit u emërua kryetar i KHF Kastriotit, ka dhënë premtime të pafundme, por të gjitha të kota. Prej që ai u emërua kryetar vetëm nga një rrogë e kemi marrë, dhe mbi të gjitha gjatë përgatitjeve pësova një lëndim në këmbë dhe të gjitha shpenzimet i kam kryer vet pa ndihmën e klubit, me gjithë ato shpenzimet nuk mi kanë paguar por as nuk me janë lajmuar në telefonata të mia dhe nuk kanë qenë në gjendje që të me pyesin të paktën a jam më mirë”, tha Sara për gazetën kombëtare “Bota sot”. Ajo tregon edhe sa rroga iu ka mbetur borxh dhe sipas saj kryetari nuk iu është përgjigjur në telefonatë as lojtarëve as trajnerëve. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat