Kabashi: Po kthehet derbi i traditës

Hendboll

Kabashi: Po kthehet derbi i traditës

Nga: Kemajl Goca Më: 8 mars 2017 Në ora: 19:33
Taib Kabashi

Fundjava mund ta përcaktojë se cila skuadër mund të jetë në vend të dytë në elitën e hendbollit (meshkujt). Kryetrajneri i Trepçës, Taib Kabashi, mendon se në rast të fitores ndaj rivalit të vjetër, Kastriotit nga Ferizaj, mund ta sigurojnë vendin e dytë, pasi tani kanë 27 pikë, një më shumë se Kastrioti në pozitën e tretë dhe tri se Drita që renditet i katërti. Kabashi deklaroi për gazetën kombëtare “Bota sot” se e ka përgatitur ekipin mjaft mirë dhe sipas tij, po kthehet derbi i traditës. Ai e pranon se Besa ka ekipin më të mirë e cila kryeson me 34 pikë ose ka 17 fitore rresht. “Besa? Dihet me ato përforcime që i ka, fakt që ka bërë edhe diferencën, është ekip që ka përparësinë. Sa i përket vendit të dytë e deri te i pesti, me përjashtim të Vëllaznimit që ka ngecur me pikë,  shihet se është një rivalitet i madh ndërmjet skuadrave. Ndërkaq, ndeshja e të shtunës që luhet në orën 19.00 ndërmjet dy ekipeve që kanë traditë të madhe, dy ish anëtarë të Ligës Federative të shtetit që nuk ekziston më Jugosllavia, ligës më të fortë në botë, do të luftojnë për pikë dhe e cila me gjasë do të vendosë edhe për vend të dytë”, tha Kabashi. Sa i përket Kastriotit...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat