A janë më të organizuara KHF Prishtina, Shqiponja e Istogu?

Hendboll

A janë më të organizuara KHF Prishtina, Shqiponja e Istogu?

Nga: Kemajl Goca Më: 20 mars 2017 Në ora: 13:22
Pamje nga një ndeshje

Në ligën e femrave në hendboll, Prishtina, Shqiponja e Istogu, janë tri klube, që në pamje të parë duken më të organizuara dhe me gjasa për të luftuar për titullin e kampionit. Pa dyshim se Prishtina është favorite për titull, ndërsa Shqiponja llogaritet si prej më të papërshtatshme, pa lënë anash edhe Istogun  që ka një ekip. Ndërkaq, Kastrioti i Ferizajt, nuk e ka at nivelin që të ballafaqohet me Prishtinën, më së miri u pa edhe në takimin e parë të pranverës kur humbën me rezultat të thellë 33:21.

Prishtina ka lojtare të nivelit më të mirë, por Shqiponja pretendon që për herë të parë të stoliset me titullin e kampionit sikurse edhe Istogu, sepse play-off-it nuk i dihet se çfarë sjellë. Kastrioti e ka shumë të vështirë madje të ruajë edhe vendin e katërt, pasi që ka jo stabilitet në lojën e saj. Megjithëse kryetari i klubit ferizajas, Faton Haxhisalihu, po bënë të gjithë përpjekjet për të krijuar të gjitha kushtet që i duhen një klubit, por ka gjasa shumë shpejt që ai të mendoj për të sjellë ndonjë trajner të kalibrit që mund ta çojë përpara ekipin, sidomos të kthejë edhe shikueshmërinë. Prishtina kryeson me 24 pikë, pasojnë Shqiponja me 24 sosh, Istogu 17, Kastrioti 17, Vushtrria 16 pikë etj. Të gjithë shpresojnë që edhe Vushtrria të investojë, të bëjë një ekip të fortë dhe ta kthejë shikueshmërinë kur kishte shumë herë edhe nga 1500 veta dhe ishin shembull për shumë klube.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat