Hendbolli në ethet e shortit

Hendboll

Hendbolli në ethet e shortit

Më: 21 mars 2017 Në ora: 11:39
Ilustrim

Sot me fillim nga ora 12:00 në lokalet e FHK-së bëhet tërheqja e shortit për ndeshjes çerekfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në konkurrencën e meshkujve dhe femrave.

Në mbështetje të propozicioneve të garave të Kupës së Republikës së Kosovës shorti për ndeshjet çerekfinale është gjysmë i dergjuar ku katër skuadrat e renditura në vendet e para në edicionin 2015-16 do të jenë bartës të grupeve der në ndeshjet gjysmëfinale, ndeshjet çerekfinale zhvillohen  me 29/30 mars 2017 vetëm nga një ndeshje, ndërsa vendasi do të përcaktohet me short.

Skuadrat kualifikues në ndeshjet çerekfinale të Kupës së Republikës së Kosovës janë: Në konkurrencën e meshkujve:Besa Famiglia, Prishtina, Kastrioti, Drita, Trepça, Vëllaznimi, Vushtrria dhe Zhegra.

Në konkurrencën e femrave: Prishtina, Kastrioti, Shqiponja, Vushtrria, Istogu, Samadrexha , KEK-u dhe Deçani. 

Ndërsa ndeshjet gjysmë finale dhe  finale do të zhvillohen pas një muaji me 29/30 prill 2017 në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat