Kosova në grup me Izraelin dhe Gjeorgjinë

Hendboll

Kosova në grup me Izraelin dhe Gjeorgjinë

Më: 21 mars 2017 Në ora: 19:22
Pamje nga shorti

Në selinë e Federatës Evropiane të Hendbollit në Vjenë u bë tërheqja e shortit për ndeshjet kualifikuese të fazës së parë për Euro 2018 në konkurrencën e femrave që mbahet ne Francë. Kosova do te jetë pjesë e grupit B së bashku me kombëtaren e Izraelit dhe Gjeorgjisë. Ndeshjet zhvillohen nga data 9-11 qershor të vitit 2017 në Prishtinë në bazë të shortit të hedhur. Në grupin A janë Finlanda, Ishujt Faroe dhe Greqia. “Nëse kualifikohet kombëtarja e jonë në rrethin e dytë, ndeshjen e parë do të zhvillon më 27/28.09.2017, të dytën më 29.09.2017, te tretën më 22.3.2018, të katërtën më 24/25.3.2018, ndeshjen e pestë më 30/31.5.2018 dhe te fundit më 02/ 03.6.2018”, bëhet e ditur nga FHK-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat