Në zyrën e Federatës së Hendbollit të Kosovës është hedhur shorti për Kupën e Kosovës. Si te meshkujt po ashtu edhe te femrat, priten të zhvillohen disa takime interesante mes skuadrave. Te meshkujt, në çerekfinale do të takohen: Besa Famiglia-Vëllaznimi, Drita-Prishtina, Zhegra-Kastrioti dhe Trepça-Vushtrria.
Në konkurrencën e femrave, do të ndeshen: Prishtina-Samadrexha, Istogu-Kastrioti, Deçani-Shqiponja dhe KEK-u-Vushtrria. Ndeshjet e çerekfinales do të luhen me 29 – 30 mars, kurse gjysmëfinalja me 29 prill dhe finalja me 30 prill.