Në Mitrovicë përplasen rivalët e vjetër

Hendboll

Në Mitrovicë përplasen rivalët e vjetër

Nga: K. Goca Më: 31 mars 2017 Në ora: 18:18
KH Trepça

Në konkurrencën e meshkujve në elitën e hendbollit të Kosovës, veçohet përplasja e rivalëve të vjetër ndërmjet Trepçës nga Mitrovica dhe Kastriotit nga Ferizaj. Ndërkaq, te femrat do të zhvillohet java e fundit e pjesës së rregullt të kampionatit dhe nuk veçohet ndonjë takim atraktiv. Në javën e 22-të (meshkujt), do të takohen - e shtunë: Trepça-Kastrioti (19.00), e diel: Zhegra-Drenica (13.30), Llapi-Vushtrria (17.00), Vëllaznimi-Prishtina (17.00), Besa Famiglia-Drita (me 6 prill). Te femrat, java e 14-të do të takohen - e shtunë: Shqiponja-Samadrexha (13.30), Prishtina-KEK-u (19.00), e diel: Deçani-Drita (13.30), Kastrioti-Vëllaznimi (13.30) dhe Istogu-Vushtrria (13.30).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat