KHF Istogu akuzon rëndë: Trajneri është një Maqedon te cilit nuk i interesojnë dëshmorët e Kosovës!

Hendboll

KHF Istogu akuzon rëndë: Trajneri është një Maqedon te cilit nuk i interesojnë dëshmorët e Kosovës!

Nga: K.G. Më: 6 prill 2017 Në ora: 11:24
KHF Istogu

Kryesia e klubit të hendbollit Istogu ka akuzuar kampionen dhe lideren e elitës Prishtinën. Reagimin e klubit të Istogut po e botojmë pa asnjë ndërhyrje drejtshkrimore ashtu si e kanë shkruar ata. “Khf. Istogu ka paraqit një kërkesë Khf. Prishtinës qe ndeshja derbi e javës se 15 midis KHF. Istogut dhe KHF. Prishtinës te zhvillohet ditën e enjte dy ditë me heret ngase te shtunën dhe te dielën organizohen aktivitetet kulturore dhe sportive ne komunën e Istogut për nder te ditës se dëshmorëve te prillit te komunës se Istogut, disa nga aktivitete sportive do te organizohen për nder te dëshmorit agjitë te hendbollistes sonë Yllka Shatri, Izet Shatri duke kërkuar mirëkuptim nga KHF.Prishtina ngase klubi ynë disa herë i kishte dalë ne ndihmë kur KHF. Prishtina kishte kërkuar te ndërrohet termini i zhvillimit te ndeshjes për arsye te ndryshme, dhe shpresonim ne mirëkuptim për faktin edhe te raporteve te mira qe kishim pasur ne te kaluarën, raporte këto miqësore te ndërtuara ne kohen sa trajner ishte profesori z. Beqir Hasanxhekaj dhe Zijavere Loshi, mirëpo përgjigja e KHF.

Prishtinës ishte tmerrësisht zhgënjyese për neve ,, Ne kemi synimet tona dhe trajneri është një Maqedon te cilit nuk i interesojnë dëshmorët e Kosovës’’ dhe se ndeshjen duhet te zhvillohet sipas orarit ditëve te vikendit ishte pergjigjeja e tyre. andaj ju bëjmë me dije KHF. Prishtinës se neve kemi luajtur shumë vjet bashkë dhe ai Maqedoni i pa skrupulltë prapë do te kthehet nga ka ardhur kurse neve do te mbetemi prapë bashkë përgjigjja juaja është e turpshme dhe jo njerëzore, nuk i përket një klubi me traditë, një klubi kampion si është Prishtina, përgjigjja juaj është e ulet. Për hir te korrektësisë duhet te ju njoftojmë qe RTV-21 ka kërkuar qe ndeshja te zhvillohet ditën e premte për shkak te skemës programore ngase kjo ndeshje ka qen e paraparë te transmetohet drejtpërdrejt ne TV-21 mirëpo as ketë nuk e kanë pranuar KHF. Prishtina dhe kryetari i saj z.Nebi Zarici dhe përfaqësuesi z.Fitim Arifi ngase këtu tani po vendoska ai Maqedoni i pa cip.

Kjo ndeshje do te zhvillohet ditën e diele ne palestrën ,,Adem Jashari’’ ne Klinë në ora: 17.00, thërrasim te gjithë qytetaret e komunës se Istogut Fan Club Gjimat ne numër sa me te madh te jen ne palestër ditën e ndeshjes për ta përkrahur skuadrën e qytetit të Istogut drejt synimeve te përbashkëta.

,,Skuadrës mike e mirëpresim.....’’

Me respekt kryesia e Khf. Istogut-Istog”, kjo është komunikata e KHF Istogut.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat