KHF Prishtina kundërpërgjigjet: “Trajneri” i KHF Istogut merret me shpifje

Hendboll

KHF Prishtina kundërpërgjigjet: “Trajneri” i KHF Istogut merret me shpifje

Nga: Kemajl Goca Më: 7 prill 2017 Në ora: 11:27
KHF Prishtina

Kryesia e klubit të hendbollit Prishtina në konkurrencën e femrave, i kundërpërgjigjet ashpër Istogut për akuzat se kinse në klubin e tyre po vendoska trajneri maqedon, Rubin Kuzmanovski.  Si i komentoni akuzat e Istogut se Prishtinën e kanë ndihmuar disa herë sidomos kur ishte nevoja e ndërrimit të termineve. Sipas tyre, ata kanë kërkuar të luhet ndeshja dy ditë më herët shkaku i turneut për Dëshmorët e Lirisë që mbahet në fundjavë në Istog, por ata kanë mbetur të zhgënjyer nga përgjigjja e klubit tuaj? “Nuk është në natyrën e KHF Prishtina, të merret me çmendurin e personave që tentojnë të krijojnë opinione të paqena, në rastin konkret rreth ndeshjes KHF Istogu & KHF Prishtina. KHF Prishtina gjithherë ka qenë, është dhe do të jetë e hapur dhe bashkëpunuese me të gjitha klubet sportive, jo vetëm në hendboll. KHF Prishtina nuk mund t'u përgjigjet kërkesave të cilat nuk përputhen as me kushtet elementare, e themi këtë ngase ditën e enjte (ditë pune dhe shkollë) për të cilën ka kërkuar KHF Istogu, shumica e vajzave të KHF Prishtina (kadetët dhe seniorët) janë nxënëse të shkollave fillore dhe të mesme.

Të gjithë e dimë se dita e dëshmorëve është në një ditë në çdo komune e jo në dy ditë, dhe ne ju kemi thënë se në cilën ditë të doni të shtunën apo të dielën, në cilën ore të doni ne e pranojmë. Vetëm të marrët dhe të mjerët nuk respektojnë ditën e dëshmorëve dhe ditët e lavdisë për Shtetin e Kosovës, prandaj është tejet e ulët të luhet me opinionin në emër të këtyre datave”, përgjigjet kryesia e KHF Prishtina për gazetën kombëtare ‘Bota sot”. Të gjithë e dimë se kryetari i klubit Nebi Zariqi i ka gjërat e prera, por sipas Istogut aty po vendoska trajneri maqedon Kuzmanovski, sa janë të vërteta? “Jo vetëm Zariqi por e tërë Kryesia e klubit i ka gjërat shumë të qarta dhe të prera. Secili në KHF Prishtina i ka përgjegjësitë e veta, në këtë rast edhe trajneri i cili është i ngarkuar vetëm në anën profesionale. Me çka është marrë “trajneri” i KHF Istogu në këtë rast është çështje me të cilën duhet marr Federata e Hendbollit e Kosovës, është çështje kjo që në sportin e Kosovës nuk guxon të ndodhë. “Trajneri” i KHF Istogut merret me shpifje kinse dikush i paska thënë “se për këtë vendos Maqedoni”. Kush është ai që ka mund të flas në emër të KHF Prishtina?”, thuhet nga klubi kampion në fuqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat