Besa nuk njeh rival, gjunjëzoi edhe Prishtinën

Hendboll

Besa nuk njeh rival, gjunjëzoi edhe Prishtinën

Nga: K.Goca Më: 10 prill 2017 Në ora: 11:30
Pamje nga një ndeshje

Besa Famiglia nga Peja, kampion në fuqi dhe lider, nuk njeh rival në elitën e hendbollit (meshkujt). Pejanët shënuan fitoren e 23-të rresht, deri me tash pa barazim e pa humbje, kryesojnë me 46 pikë ose kanë 9 më shumë se Trepça në vend të dytë. Prishtina u mundua mjaft në vatër të saj, por jo edhe të ketë forcë për të befasuar kampionin.  Në pjesën e parë, Prishtina ishte në epërsi me një gol (17:16) dhe dukej se po e ndalin ekipin e Besës. Në pjesën e dytë, trajneri i Besës Arben Muqolli me këshillat e tij bëri që mos të lejojnë të prishin serinë fantastike dhe fitojnë me katër gola dallim. Prishtina bie në vend të katërt me 29 pikë, ngec për një pikë nga pozita e tretë Kastrioti, kjo e fundit në palestrën e sportit ‘Bill Clinton’ e mposhti me rezultat 39:34 Vëllaznimin nga Gjakova. Ferizajasit ishin më të mirë dhe me dy pikë të reja, sërish marrin vendin e tretë dhe me shpresë se do të ruajnë deri në fund. Trajneri i Trepçës Taib Kabashi nuk preket në tokë me fitoren në Gjilan me rezultat 31:30...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat