Besa e Prishtina nuk kanë të ndalur

Hendboll

Besa e Prishtina nuk kanë të ndalur

Nga: Kemajl Goca Më: 17 prill 2017 Në ora: 11:05
Lojtarët e Besës

Besa Famiglia nga Peja vazhdon me fitoret e saja në elitën e hendbollit. Pejanët thyen rekord për nivelin tonë, duke shënuar 24 fitore rresht, pa  asnjë barazim e asnjë humbje deri më tash, duke dëshmuar dominimin e plotë. Besa nuk e pati të vështirë të shënoi edhe fitoren e radhës, këtë herë në Gjakovë e demoloi me rezultat 39:25 ekipin e Vëllaznimit, në takimin e javës së 24-të. Gjakovarët nuk ishin rival i denjë në asnjë moment, kurse Besa pothuajse me pak se gjysmën e forcës arriti deri te fitorja dhe tani përgatiten për derbin në Mitrovicë ku ndeshen me Trepçën. Arben Muqolli, kryetrajner i Besës nuk sheh ndonjë telashe deri në fund, sepse vlerëson se ekipi i tij është dukshëm më i mirë se të gjithë të tjerët.  Besa kryeson me 48 pikë, ka nëntë me shumë se Trepça në vend të dytë. Kastrioti i Ferizajt u kthye me dy pikë nga Gjilani, duke e mposhtur me rezultat 33:29 Dritën. Kryetrajneri i Kastriotit, Burim Zaskoku, është i lumtur me dy pikët e reja, sepse në fakt ia garanton edhe pozitën e tretë për pjesën e garave përfundimtare.

Me këtë humbje Drita mbetet larg pozitës së tretë, mbase do të ketë të vështirë edhe vendin e katërt. Prishtina ka bërë një hap fals për vend të tretë me humbjen minimale (26:25) në kryeqytet nga Trepça. Në konkurrencën e femrave, Prishtina vazhdon me fitore dhe tash për tash nuk njeh rivale.  Prishtina me 20 gola diferencë (38:18) e mundi Dritën, në fakt ishte fitorja e 16 rresht dhe me 32 pikë prijnë në renditje. Prishtina sikurse Besa, ka të gjitha fitore për 16 javë dhe tani për tani vlerësohet si favoriti më i madh për të fituar kampionatin. Kastrioti i Ferizajt ka zhgënjyer të gjithë me barazim me Vushtrrinë me rezultat 26:26.  Barazimi për ferizajaset ishte sikurse humbje, ndërsa për Vushtrrinë kjo pikë e importuar ka qenë sikur fitore dhe me pak fat do të ktheheshin edhe me pikë të plota.

Superliga, meshkujt

Vëllaznimi-Besa Famiglia 25:39 (15:22)

Prishtina-Trepça      25:26 (15:14)

Drita-Kastrioti   29:33 (12:17)

Tabela

1. Besa Famiglia      24    24    0      0      48

2. Trepça 24    19    1      4      39

3. Kastrioti       24    15    2      7      32

4. Prishtina      24    14    1      9      29

5. Drita     24    12    3      9      27

6. Vëllaznimi    24    8      1      15    17

Java e 25-të, takohen: Drita-Vëllaznimi, Kastrioti-Prishtina dhe Trepça-Besa Famiglia.

 

Liga e Femrave

Prishtina-Drita  38:18 (17:14)

KEK-u-Vëllaznimi     28:30 (15:16)

Deçani-Samadrexha        25:31 (11:15)

Kastrioti-Vushtrria    26:26 (14:16)

Shqiponja-Istogu me 3 maj

Tabela

1. Prishtina      16    16    0      0      32

2. Shqiponja    15    14    0      1      28

3. Kastrioti       16    11    2      3      24

4. Istogu  15    10    1      4      21

5. Vushtrria      16    8      1      7      17

6. Vëllaznimi    16    6      0      10    12

7. Samadrexha        15    4      0      11    8

8. Drita     16    4      0      12    8

9. KEK-u  16    3      0      13    6

10. Deçani       15    0      0      15    0

Në javën e 17-të, takohen: Shqiponja-Prishtina, Istogu-Kastrioti, Vushtrria-Deçani, Samadrexha-KEK-u dhe Vëllaznimi-Drita.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat