Gjinovci ka pasur disa takime me zyrtarë të lartë Europian

Hendboll

Gjinovci ka pasur disa takime me zyrtarë të lartë Europian

Më: 21 prill 2017 Në ora: 14:33
Gjinovci me Presidentin e EHF-it z. Michael Wiederer

Në këtë mesjavë (19 dhe 20 prill) në Paris u mbajt Konferenca e 10-të e Sekretarëve të Përgjithshëm të Federatës Evropiane të Hendbollit, ne të cilën u diskutua mbi çështjet e zhvillimit të hendbollit në përgjithësi e hendbollit në shkolla dhe akademi si dhe hendbollit ne "rrugë". Kuptohet pati edhe tema tjera te ndryshme, si p.sh digjitalizimi dhe sistemi i ri i transfereve të lojtarëve, ndryshimi i disa rregulloreve rreth organizimit te EURO ne te gjitha nivelet, me kritere te ndryshme.

Dhe sidomos propagandimit te hendbollit ne rrjetet sociale, paraqitja e tij ne propagandimin e tyre. Kësaj radhe pjesëmarrësve ju drejtuan edhe përfaqësuesit e Komitetit Olimpik Evropian dhe BE, te cilët shpjeguan mundësin e përfitimit te garantëve nga projektet e ketyre dy institucioneve, te cilat prioritet i kanë dhënë zhvillimit të sportit.

FHK-në në këtë event e përfaqësoi sekretari i përgjithshëm Izet Gjinovci,  i cili e shfrytëzoi për takim me Presidentin e EHF-it z.Michael Wiederer, pastaj zyrtarin e lartë për gara Markus Glaser, dhe ate për zhvillim, shkollim dhe edukim Helmut Horicht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat