Muqolli vajton lëndimet, por ka zëvendësimet

Hendboll

 Muqolli vajton lëndimet, por ka zëvendësimet

Nga: K.Goca Më: 28 prill 2017 Në ora: 14:42
Arben Muqolli

Arben Muqolli, trajner i Besa Famiglia, vajton lëndimet, por mendon se janë favoritë kundër Trepçës edhe pa hendbollistin Ante Kukrikën e portierin Arbër Currin.  Ndeshja mes Trepçës e Besës nga Peja, luhet sonte në orën 19.00, në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. “Kemi mungesë dy lojtarë të lënduar, Kukrikën e Currin, të cilët janë operuar.

Pa dy lojtarë kryesorë apo pa shtyllat e ekipit, mendoj se do të shkojmë në finale. Do të paraqitet lojtari i talentuar Jon Muqolli dhe portieri Haris Berisha. Edhe në takimin për pikë ndaj Trepçës patëm mungesën e Kukrikës e Currit, fituam jo edhe aq lehtë. Megjithatë jemi favoritë dhe nuk do të kemi pengesë për shkuar më tej”, tha Muqolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat