Në finale Prishtina-Shqiponja

Hendboll

Në finale Prishtina-Shqiponja

Nga: K.G. Më: 28 prill 2017 Në ora: 17:17
Pamje nga një ndeshje

Prishtina me mund të madh ka arritur në finalen e Kupës së Kosovës (femrat) në hendboll, duke e mposhtur pas penalltive me rezultat të ngushtë 33:32 ekipin e Istogut, në ndeshjen që u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras, 29:29. 

Ndërkaq, Shqiponja nga Gjakova ka qenë më e mirë se Vushtrria, duke triumfuar me rezultat 30:21. Finalja do të zhvillohet nesër në orën 16.00 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, ku fituesi i Kupës së vitit të kaluar, Prishtina do të sfidohet nga Shqiponja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat