Trajneri i Istogut reagon ashpër: Të përsëritet ndeshja, shkelen propozicionet

Hendboll

Trajneri i Istogut reagon ashpër: Të përsëritet ndeshja, shkelen propozicionet

Nga: Kemajl Goca Më: 28 prill 2017 Në ora: 18:27
KHF Istogu

Trajneri i Istogut, Faruk Shala, kërkon që të përsëritet ndeshja me Prishtinën, e cila në kohën e rregullt përfundoi baras 29:29, e cila ka qenë e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në hendboll (femrat). Sipas Shalës, u dashtë të shkohet ndeshja në vazhdime dy herë nga pesë minuta, por kjo nuk ndodhi, pasi që gjyqtarët vendosën menjëherë të kryhen penalltitë, ku fitoi Prishtina me rezultat 33:32.

Në këtë rast Shala konsideron se janë shkelur Propozicionet e Garave. Pse mendoni se duhet të përsëritet ndeshja? “Sepse është sipas nenit 12 të Propozicioneve të Garave,  nëse ndeshja përfundon me rezultat të barabartë duhet të vazhdohet 2x5 minuta. Ndërsa personat zyrtar kanë gabuar dhe menjëherë kanë aplikuar 7-metërshet, me çka kanë shkel Propozicionet e Garave më saktësisht Nenin 12”, ka thënë Shala për gazetën kombëtare “Bota sot”. “Si dhe në 5 minutat e fundit skuadra e Istogut nuk është lejuar të marr një minutë pushim sipas rregullores së garave”. Nëse nuk përsëritet ndeshja, cili është hapi i juaj? “Ne do të bazohem në Propozicioneve të Garave, nuk besojmë që komisionet përkatëse do të veprojnë ndryshe, në të kundërtën, ne besojmë komisioneve. Ne mbrëmje do të mblidhet kryesia e klubit dhe pritet qëndrimi i mëtutjeshëm”, thotë Shala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat