Prishtina më e mirë, sërish fiton Kupën e Kosovës

Hendboll

Prishtina më e mirë, sërish fiton Kupën e Kosovës

Nga: K.G. Më: 30 prill 2017 Në ora: 12:59
KHF Prishtina

Vashat e klubit të hendbollit Prishtina treguan lojë më të mirë sidomos në 30 minutat e dytë, duke e mundur me rezultat 31:28 (13:15) Shqiponjën nga Gjakova, në finalen e luajtur në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Në periudhën e parë gjakovaret u treguan më të mira, por në të dytën nuk e ruajtën ritmin, për çka përfitoi klubi bardhekaltër.   Prishtina fitoi sërish Kupën e Kosovës, kurse Shqiponja lëshoi rastin që të triumfoi për herë të parë në histori në këtë garë. Pas ndeshjes Kupën kapitenes së KHF Prishtina Mimoza Sefedini ia dorëzoi presidenti i FHK Eugen Saraçini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat