Istogu nuk pajtohet, sërish godet për skandalin e madh që ndodhi në Prishtinë!

Hendboll

Istogu nuk pajtohet, sërish godet për skandalin e madh që ndodhi në Prishtinë!

Nga: Kemajl Goca Më: 30 prill 2017 Në ora: 14:02
KHF Istogu

Ekipi i Istogut assesi nuk pajtohet se si është eliminuar nga Kupa e Kosovës në hendboll (femrat), sërish godet për skandalin. Sipas rregullores përkatësisht Nenit 12, ndeshja Prishtina-Istogu që përfundoi baras 29:29, u dashtë të luhet dy herë nga 5 minuta, por kështu nuk u veprua nga personat zyrtarë, por u vendos të kryhen menjëherë penalltitë. 

Prishtina fitoi me penallti 4:3 ose me rezultat të përgjithshëm 33:32, duke u kualifikuar në finalen e madhe, më pastaj fitoi Kupën. Istogu nuk pajtohet me këtë skandal, edhe pse kishte kërkuar ndeshja që të përsëritet për shkak të shkeljes së rëndë materiale përkatësisht propozicioneve të garave, kjo nuk u morë parasysh, që paraqet skandalin më të madh në historinë e hendbollit!

“Neve përgjatë 12 raundeve ishim ata qe fituam meçin, dominuam në tërësi, u angazhuam e mposhtëm kundërshtarin duke i dhënë leksion, por pësuam nga një goditje e ulët, e kam thënë shumë me parë qe çdo ditë do të jetë më e vështirë sepse te ngritesh në fron dikush duhet te bij, ndeshja gjysmëfinale tregoi që Individë të caktuar nuk janë të gatshëm të pranojnë që në hendbollin Kosovarë po vjen një epokë e re, epoka e hendbollisteve të Khf Istogut të cilat ndonëse ende janë pa shtëpi ‘Palestër" ditë pas dite po e fitojnë simpatinë e sportdashësve, nga gjitha anët e Kosovës, jo vetëm duke qenë kundërshtar i denjë i ‘Skuadrave të mëdha’ por edhe duke i dominuar ato dhe duke ju dëshmuar qe jemi më të mira, këtë e tregoi më së miri ndeshja e gjysmë finales e kupës se Kosovës. Andaj hendbollisteve të Istogut si trajner udhëheqës i juaji si deri tani edhe në vazhdim ju siguroj mbështetjen time dhe jo vetëm timen, por me lejen e tyre edhe të institucioneve komunale në Istog kryetarit të Komunës Drejtorisë Komunale për Arsim dhe Kulturë, kryetarit dhe kryesisë së klubit.

Kemi humbur një betejë padrejtësisht por jo edhe luftën, ne qysh tani kemi arritur t'i realizojmë objektivat e klubit duke fituar të drejtën qe sezonin 2017/2018 të jemi pjesë e ligave evropiane, jemi pjesë e play-offit jemi në rrugë të mbarë për ta fituar titullin e kampionit, pavarësisht asaj qe lamë pas ne treguam qe momentalisht jemi skuadra më e mirë në vend dhe ketë do ta dëshmojmë në play-Off. -Pas vështirësive vjen lehtësimi- duhet të vazhdojmë me krenari me kokën lart sepse vlerat tona janë dëshmuar, ne kemi bërë që qytetaret tanë të ndihen krenar për neve dhe ne vetëm do ta forcojmë këtë. Vazhdojmë vajza titulli na pret neve”, shkruan Faruk Shala, trajner i Istogut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat