Kokollari: Kastrioti po rikthehet ne skenë

Hendboll

Kokollari: Kastrioti po rikthehet ne skenë

Nga: Kemajl Goca Më: 30 prill 2017 Në ora: 15:25
Gëzim Kokollari

Kastrioti i Ferizajt pretendon se ka siguruar një vend në garat evropiane me hyrjen në finalen e Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt), por u mundën me rezultat 31:19 nga Besa Famiglia nga Peja.  Kryetari i KH Kastriotit, Gëzim Kokollari, shprehet se po kthehet nami i hendbollit ferizajas. “Ne mbrëmjen e madhe te hendbollit të Kosovës, KH Kastrioti tregoi se po kthehet ne vendin ku e meriton, edhe pse humbëm ndaj Besa Famiglia, Kastrioti me formacion te ripërtrirë por shume premtues treguan hendboll bashkëkohor.

Për momentin cilësia dhe përvoja ishin në anën e pejanëve, ndërsa një natë më herët KH Kastrioti demoloi KH Prishtinën me lojë dhe angazhim maksimal, prandaj djelmoshave ju dëshiroj suksese edicionin e ardhshëm, kur ne do te kthehemi ne vendin ku e meritojmë, pra të jemi sinonim i sportit ferizajas dhe i hendbollit të Kosovës.

Ju premtoj që me përkrahjen e strukturave komunale dhe anëtarëve te Kryesisë së Klubit, Kastrioti po rikthehet ne skenë”, shkruan Kokollari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat