Në formë të mirë ish-përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës

Hendboll

Në formë të mirë ish-përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës

Nga: K.G Më: 4 maj 2017 Në ora: 16:23
Vlora Jashari me Beqir Buçincën

Beqir Buçincën të paktën janë ata që nuk e njohin sidomos në sportin e hendbollit. Ai ka dhënë shumë për hendbollin dhe ka qenë në krye të Borcit (Kastrioti i tashëm) në periudhën e viteve të arta (80-ta) dhe më pastaj ka dhënë kontribut të madh në kohën e pavarësimit të sportit nga ai serbosllav. Në kohën e viteve të 90-ta ka qenë edhe përzgjedhës i kombëtares së Kosovës.

Njeriu që jeton me hendbollin, ndërsa sot sipas profilit të tij në facebook, ka 75 vjet, por me gjithë moshën duket jashtëzakonisht në formë të mirë dhe i fortë. Në vitin 1992 u emëruan edhe përzgjedhësit e kombëtares së Kosovës. Përzgjedhësi i parë i kombëtares së Kosovës, menjëherë pas pavarësimit ka qenë Ferki Nici, atëkohë trajner i Trepçës së Mitrovicës, ndërkaq trajner – Sefedin Reçica i Kastriotit. Pas tyre vjen Buçinca. Një fotografi e Buçincës është publikuar nga Vlora Jashari, ish-hendbolliste e kombëtares së Kosovës dhe trajnere aktuale në KHF Kastrioti, duke shkruar: “Një takim me legjendën e Hendbollit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat