KHF Istogu e pakonkurrencë në Ligën e kadeteve

Hendboll

KHF Istogu e pakonkurrencë në Ligën e kadeteve

Më: 9 maj 2017 Në ora: 13:05
KHF Istogu

Skuadra e KHF Istogu në konkurrencën e kadeteve këtë edicion të garave ishte e pa konkurrencë, pasi nga 18 javë të zhvilluara nuk pati asnjë humbje apo barazim. Prandaj javën e kaluar në Gjakovë, një javë para përfundimit u shpall Kampion i Kosovës për edicionin 2016/17.

Vashat e trajnerit Faruk Shala, edhe përkundër  kushteve jo te barabarta me skuadrat tjera (nuk kanë palestër) ishin superiore, çka tregon talentin dhe punën e këtyre vashave premtuese, prandaj me meritë u nderuan me medalje të arta nga FHK-ja dhe Kupën e fituesit te cilat ju dorëzoi anëtari i Bordit të FHK-së z.Fahredin Hashani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat