Taktika e Istogut, për një arsye stërvit në Prishtinë!

Hendboll

Taktika e Istogut, për një arsye stërvit në Prishtinë!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 maj 2017 Në ora: 13:38
KHF Istogu pas stërvitjes

Është një rast i rrallë për një klub të Kosovës në hendboll (femra) që të stërvitet një ditë para ndeshjes në fushën e kundërshtarit. Istogu të mërkurën (nesër, 14.00) do të takohet me Prishtinën, kështu që kanë stërvitur në Prishtinë dhe madje janë vendosur edhe për të qëndruar deri në ditën e ndeshjes së parë gjysmëfinale të play-off-it të Kampionatit të Kosovës.

Trajneri Faruk Shala zhvilloi seancën stërvitore në kryeqytet dhe ka parë frymë optimizmi në radhët e skuadrës së tij, Istogu. Nga ana tjetër, siç merret vesh, Prishtina nuk mërzitet shumë, sepse beson se ka cilësi dhe do të ia dalë. Kjo ka bërë edhe më interesante këtë ndeshje, sepse Istogu ka një taktikë që pretendon që të la të stepur Prishtinën, kampionin në fuqi. Skuadra me dy të fituara ose një fitore e një barazim avancon në finalen e madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat