Rrahmani paralajmëron Prishtinën: Jo gjithmonë eksperienca fiton

Hendboll

Rrahmani paralajmëron Prishtinën: Jo gjithmonë eksperienca fiton

Nga: Kemajl Goca Më: 9 maj 2017 Në ora: 19:28
Leonora Rrahmani

KHF Istogu është mobilizuar që të futet në historinë e hendbollit të Kosovës. Ekipi i Istogut është në gjysmëfinalen e play-off-it dhe pretendon finalen e madhe! Vashat istogase janë të bindura se mund ta tejkalojnë Prishtinën, duke e pasur për bazë edhe sfidën që kishin luajtur ndërmjet vete në Kupën e Kosovës, kur u eliminuan me penallti (33:32), ngase takimi në kohën e rregullt kishte përfunduar baras (29:29). Hendbollistja e talentuar, Leonora Rrahmani, ndryshe vjen nga Shkupi, është prej lojtareve më të mira në vend, deklaroi se është e kënaqur me kushtet në KHF Istogu?

“Në fillim ishte e vështirë, sepse ishin bashkëlojtarët me të cilat unë kisha luajtur më parë, derisa pas një periudhe u ambientova dhe tani mendoj se jam përshtatur mirë”, ka thënë Rrahmani për gazetën kombëtare “Bota sot”. Istogu e zuri vendin e katërt me 25 pikë në pjesën e rregullt të kampionatit. 17-vjeçarja thotë se mund të arrijnë më shumë: “Gjithsesi! Ne mundemi të arrijmë më shumë, por fakti se jemi më të reja dhe papërvojë si lojtaret kundërshtare na bën të jemi aty ku jemi. Ne, shpesh nuk arrijmë ti kryejmë bashkë gjithë ushtrimet sepse jemi nëpër shkolla dhe është pak problem”. Në play-off ballafaqoheni me Prishtinën, a besoni se do të arrini në finalen e play-off-it të Superligës së Kosovës?

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat