Besa Famiglia me meritë fitoi titullin

Hendboll

Besa Famiglia me meritë fitoi titullin

Më: 29 maj 2017 Në ora: 16:37
Muhamet Arifi ia dorëzon Kupën

Në Vushtrri përfunduan garat përfundimtare ( Play-Offi) për grupmoshat me te reja pionierët (djelmoshat e lindur ne vitin 2002 e me te rinj), të cilat gara u zhvilluan për dy dit radhazi përkatësisht  ndeshjet çerekfinale ndërsa të dielën u zhvilluan ndeshjet gjysmëfinale dhe finale në këtë grupmoshë.

Pas disa ndeshjeve interesante ne finale u ballafaquan Prishtina dhe BESA Famiglia. Pas një loje shume interesante dhe te nivelizuar ne fund fitoi Besa Famiglia, e cila me meritë fitoi titullin e Kampionit.

Pas ndeshjes te tri skuadrat e para u nderuan me medalje respektive, kurse Besa Famiglia u nderua edhe me Kupën e FHK-se te cilin kapitenit Vokshi ja dorëzoi Muhamet Arifi zyrtarë i FHK-se

Rezultatet e ndeshjeve çerekfinale në Ligën e pionierëve:

Drita – Llapi                                      11:22 (8:12)

Samadrexha  - Prishtina                    15:16 (9:7)

Vëllaznimi- Zhegra                           23:25 (15:12)

Trepça- Besa Famiglia                      8:20 (5:13)

Rezultatet e ndeshjeve gjysmëfinale:

Llapi – Prishtina                                8:13 (2:8)

Zhegra - Besa Famiglia                     19:25 (9:11)

Ndeshja për vend të tretë:

Llapi – Zhegra                                    14:19 (3:9)

Ndeshja finale:

Prishtina – Besa Famiglia                  19:21 (9:8)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat