Kabashi shpreson mos të ketë probleme si para 12 vjetësh!

Hendboll

Kabashi shpreson mos të ketë probleme si para 12 vjetësh!

Nga: Kemajl Goca Më: 7 korrik 2017 Në ora: 19:17
Taib Kabashi

Trajneri Taib Kabashi paralajmëron se Trepça nga Mitrovica do të jetë me prodhim vendorë e më e fortë si për garat evropiane po ashtu edhe në Kampionatin e Kosovës në hendboll (meshkujt). Trepça do të garojë në Challenge Cup dhe pretendon të kalojë një apo dy xhiro. “Për herë të parë kemi marrë pjesë në garat evropiane në vitin 2005-06, ku ishim në grupin C me Krasnodarin e Rusisë, Sportingun e Portugalisë e Dobrudja nga Bullgaria, por nuk shkuam se nuk na u dhanë vizat për në Rusi.  

Megjithatë, tani është pak më ndryshe, po ashtu lutem që mos të kemi problem si para 12 vjetësh. Andaj përgatitem për edicionin e ri dhe kemi nisur me përforcime. Të gjithë lojtarët kanë mbetur të edicionit të kaluar, ndërsa jemi përforcuar me hendbollistin më të mirë vushtrrias, Fitim Klinaku. Nuk do të ndalem me kaq, do të përforcohem me lojtarë të nivelit të Kosovës. Synojmë dy lojtarë me cilësi të larta...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat