Ia zbardhën fytyrën Kosovës

Hendboll

Ia zbardhën fytyrën Kosovës

Më: 9 korrik 2017 Në ora: 13:09
Ilir Bytyqi dhe Syart Kasapi

Në Geteborg të Suedisë përfundoi Kampionati i hapur i Evropës "European Open" për meshkuj për grupmoshën U17 ne të cilën morrën pjesë 16 kombëtare, ndërsa Kosovën e përfaqësuan dyshja e gjyqtarëve nga Gjakova Ilir Bytyqi dhe Syart Kasapi te cilët ishin edhe pjesë e Kursit për gjyqtarë, me ç,rast fituan edhe kategorinë e EHF-it me thirrje "Gjyqtarë i EHF-it" duke u bërë çifti i katertë nga Kosova.
Gjyqtarët Ilir Bytyqi dhe Syart Kasapi gjatë EUROPEAN OPEN drejtuan disa takime duke treguar perfomancë te shkelqyer, si dhe kalimin e testeve teorike dhe fizike me vlerësime te larta, çka tregon talentin dhe perkushtimin e tyre për ndarjen e drejtësisë.
Në Geteborg ishte edhe presidenti iEHF-it Michael Wiederer i cili percjelli ndeshjen për vendin e tretë mes Islandës dhe Norvegjisë te cilën e drejtoi dyshja gjakovare dhe pas ndeshjes i përgëzoi per referim shumë të mirë.
Duhet theksuar se ky çift i gjyqtarëve kishin amblemën e EHF-it si gjyqtarë të rinj, dhe nga viti 2009 janë pjesë e trajnimeve të EHF-it. Dhe duke pasur parasysh moshën e tyre te re, pritet qe te fitojnë edhe titullin gjyqtarë i IHF-it në periudhën e ardhshme.
Nga viti 2007 kur ne Zaporozhje te Ukrainës me sukses dhanë provimin për gjyqtarë me thirrje të EHF-it dyshja nga Vushtrria Afrim Azemi dhe Eshtef Beqiri, pastaj nga viti 2009 gjyqtarët mitrovicas Erdoan dhe Arsim Vitaku, kurse nga viti 2015 thirrjen gjyqtarë i EHF-it e fituan edhe prishtinasit Sherif Xhema dhe Besfort Jahja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat