Besa dhe Prishtina vazhdojnë me fitore

Hendboll

Besa dhe Prishtina vazhdojnë me fitore

Nga: Kemajl Goca Më: 2 tetor 2017 Në ora: 10:55
Lojtarët e Besës

Kampioni në fuqi i Kosovës, Besa FamGas nga Peja, si dhe Prishtina, vazhdojnë me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkuj). Trajneri i Besës, Arben Muqolli,  është i kënaqur me fitoren e tretë rresht në kampionat.  Ata kësaj radhe e mposhtën me rezultat 48:21 Zhegrën. Mysafirët nuk ishin rival i denjë për asnjë çast dhe janë me fat që nuk pësuan humbje edhe me të thellë. Pejanët kryesojnë renditjen me 6 pikë, sa ka edhe Prishtina në pozitën e dytë.

Prishtina që udhëhiqet nga trajneri Verim Zherka ngadhënjeu në derbin e javës, duke e mundur me rezultat 30:24 Trepçën nga Mitrovica. Taib Kabashi, trajner i Trepçës,  u mundua me formulën e tij ta befasoi Prishtinën, por nuk ia doli, ngase hasën në një mbrojtje mirë të organizuar nga vendasit. Për Prishtinën është fitorja e tretë rresht, kurse për Trepçën humbja e dytë deri me tash, por ka një fitore. Vushtrria mposhtet në konak të vetin me gjashtë gola diferencë (28:34) nga Vëllaznimi i Gjakovës.

Superliga – meshkujt

Prishtina-Trepça 30:24

Llapi-Drita  29:39

Vushtrria-Vëllaznimi    28:34

Besa FamGas-Zhegra   48:31

Kastrioti-Samadrexha me 3 tetor

Tabela

1.Besa        3       3       0       0       6

2. Prishtina          3       3       0       0       6

3. Drita       3       2       0       1       4

4.  Vëllaznimi      3       2       0       1       4

5. Trepça    3       1       0       2       2

6. Kastrioti 2       1       0       1       2

7. Zhegra   3       1       0       2       2

8. Vushtrria         3       0       1       2       1

9. Samadrexha    2       0       1       1       1

10. Llapi     3       0       0       3       0

Në javën e katërt takohen: Drita-Samadrexha, Zhegra-Kastrioti, Vëllaznimi-Besa FamGas, Llapi-Prishtina dhe Trepça-Vushtrria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat