Vdes Zhuri, hendbolli humb një kontribues të rëndësishëm

Hendboll

Vdes Zhuri, hendbolli humb një kontribues të rëndësishëm

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 10:29
Nijazi Zhuri

Hendbolli i Kosovës të martën ka mbetur pa një personalitet që ka kontribuar shumë për sportin. Në orët e pasditës ka ndërruar jetë Nijazi Zhuri, që për kohë të gjatë ka udhëhequr klubin e hendbollit për femra, Trepça nga Mitrovica. Një kohë ishte edhe në klubin e meshkujve Trepça.

I ndjeri ishte i njohur për përkushtimin e tij për të përkrahur zhvillimin e sportit të hendbollit, të cilit ia kushtoi shumë vite të jetës. Varrimi i të ndjerit bëhet sot në Mitrovicë. Zhuri, që ishte i respektuar nga të gjithë, ndërroi jetë në moshën 59-vjeçare.

Federata e Hendbollit të Kosovës shpreh ngushëllime për familjen e nderuar Zhuri, për klubin Trepça dhe për të gjithë hendbollistët dhe hendbolldashësit mitrovicas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat