Kastrioti vazhdon me fitore

Hendboll

Kastrioti vazhdon me fitore

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 10:33
Lojtarët e Kastriotit

Ndeshja e fundit e javës së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) i ka takuar Kastriotit të Ferizajt. Kastrioti të në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj e mposhti Samadrexhën me rezultatin 35:28. Pjesa e parë përfundoi me shifrat 19:9 për vendasit. Për skuadrën ferizajase kjo ishte fitorja e dytë rresht. Në xhiron e kaluar e mposhti Dritën në Gjilan me rezultatin 30:25. Në javën e parë pësoi nga Besa FamGas në Pejë me shifrat 36:21.

Samadrexha mbetet me pikën e fituar në xhiron e parë, kur barazoi 28:28 me Vushtrrinë. Në xhiron e dytë Samadrexha humbi nga Besa Famgas me rezultatin 40:14.

Shabani me tetë gola e udhëhoqi Kastriotin drejt fitores. Gjashtë gola i pati Rudari, ndërsa nga pesë Haxhimusa e Bega. Te mysafirët më efikasi ishte Jashari me nëntë gola, ndërsa Sadiku i pati gjashtë.

Në xhiron e katërt Kastrioti është mysafir i Zhegrës, ndërsa Samadrexha i shkon Dritës. Ndeshjet e javës së katërt luhen në fundjavë.

Kastrioti-Samadrexha 35:28 (19:9)

Kastrioti: M. Mehmeti, D. Dugolli, B. Rexhepi 3, A. Rudari 6, A. Dugolli 1, F. Mustafa 2, M. Selmani 1, D. Haxhimusa 5, H. Salihu 2, D. Bega 5, D. Ramadani 1, L. Shabani 8, E. Hoxha 1

Samadrexha: D. Basholli, V. Bunjaku, L. Sadiku 6, I. Shala 1, F. Maloku 3, M. Jashari 9, A. Basholli 1, D. Basholli 2, B. Maloku 1, A. Maloku 5.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat