Gubetini: Ju politikan që jeni duke vrapuar për vota, shpëtojeni klubin nga shuarja!

Hendboll

Gubetini: Ju politikan që jeni duke vrapuar për vota, shpëtojeni klubin nga shuarja!

Nga: K.Goca Më: 5 tetor 2017 Në ora: 13:18
Logo e klubit

Shumë klube në Kosovë janë në gjendje të mjerueshme dhe disa edhe afër shuarjes! Në gjendje të vështirë është edhe klubi i hendbollit Vushtrria (meshkujt). “Të nderuar qytetar të Vushtrrisë, sportdashës, biznese, ju politikan që jeni duke vrapuar për votat e juaja që vetëm kur keni interesat personale dhe partiake na ftoni të marrim pjesë në fushata e takime, klubi hendbollistik Vushtrria është pranë shuarjes, andaj ju ftoj të gjithëve që të kontribuoni dhe që ta ndihmoni klubin që mos te shuhet. Sepse aty janë djemtë tanë që mundohemi që mos t’i lëmë rrugëve e mos të vjedhin që mos të përdorin drogë, cigare etj. Shuma për të cilin klubi mund të shpëtoj nga shuarja nuk është e madhe, diku rreth 3 mijë euro, por nëse të gjithë bashkohemi kjo shumë nuk është e madhe”, shkruan Fatmir Gubetini, kryetar i KH Vushtrria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat