Taib, trego pse të kanë larguar nga kombëtarja e Kosovës

Hendboll

Taib, trego pse të kanë larguar nga kombëtarja e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 5 tetor 2017 Në ora: 14:12
Taib Kabashi

Në javën e tretë të muajit prill të vitit 2016 Taip Ramadani u emërua përzgjedhës i kombëtares së Kosovës në hendboll (meshkuj). Ai kishte ardhur në vend të Taib Kabashit, ky i fundit ishte si përzgjedhës i përkohshëm deri në at moment. Pothuajse u bënë një vit e gjysmë asnjëherë nuk doli Kabashi ta tregoi të vërtetën pse nuk iu besua posti i përzgjedhësit, kur ky vazhdimisht ka deklaruar se kjo gjeneratë ishte e tij që tani e ka në duar Ramadani. Alfred Llazari si përzgjedhës së bashku me Kabashin, ky i fundit sa ishte Llazari ka qenë si kryetrajner i Kombëtares A, ishin ata që e bënë dhe e përsosen këtë kombëtare, pa lënë anash edhe disa trajnerë tjerë.  Përderisa Llazari kishte deklaruar se sa ishte përzgjedhës e “tradhtuan” në Federatën e Hendbollit të Kosovës, Kabashi për habi ende hesht dhe nuk e hap “kutinë e zezë”.

Do të ishte mirë që Kabashi të hap “kutinë e zezë” dhe të tregoi pa asnjë frikë se kush ia mbaroi gropën apo kush ia punoj pas shpine. Sepse çdo heshtje nuk i bën mirë as Kabashit, as vet hendbollit dhe askujt tjetër. Kabashi disa herë ka deklaruar por edhe disa të tjerë, se për nga angazhimi e puna e meriton të jetë në Kombëtare, sepse ka dije për ta motivuar çdo lojtar. Mirëpo, heshtja e Kabashit është e çuditshme apo dikush ia ka zënë ‘bishtin me derë’! Kabashi njihet që flet hapur, por të puna pse nuk është përzgjedhës ende nuk e ka sqaruar.

Nëse kjo gjeneratë siç ka thënë Kabashi, shumica janë të zbuluar nga ai dhe madje ka thënë se është gjenerata më e mirë në 20 vjetët e fundit, atëherë pse edhe mos të flasë hapur se si ka ardhur deri të largimi i tij nga kombëtarja. Jo që nuk mbeti më përzgjedhës,  por nuk ia dhanë asnjë funksion. Ai u largua nga Prishtina  dhe e mori timonin e  Trepçës, duke e bërë nënkampion të Kosovës, madje ia siguroi edhe një vend në garat evropiane. Ajo që nuk e kupton askush, pse Kabashi po hesht dhe pse nuk flet hapur sikurse Alfred Llazari.

Jo vetëm Kabashi, do të ishte mirë edhe Verim Zherka të dalë hapur e të tregoj pse nuk janë të angazhuar. Kosova ka trajner të profilit, por ikja e tyre nga kombëtarja nën hije nuk është mirë edhe për syrin e vetë dashamirëve të hendbollit. Ose Kabashi me disa kolegë të tij frikësohen se mund të dënohen apo mund t’i mbyllet dera një herë e përgjithmonë që mos të kthehen në kombëtare.  Puna e Taip Ramadanit është për t’u respektuar, ka karizmin  dhe ardhjen e tij askush nuk e konteston, për faktin se ka qenë meritore. Por ajo që çudit pse Taib Kabashi hesht, pse Verim Zherka nuk flet, që besa edhe Sami Çerkini vazhdon të hesht, edhe pse ky i fundit ka qenë prej ish portierëve më të mirë dhe nuk është edhe ai i angazhuar. Heshtja nuk është e mirë, sepse nëse ka të palara duhet t’i qesin në fushë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat