Kabashi për tetë vjet nuk mori asnjë pagë nga FHK-ja

Hendboll

Kabashi për tetë vjet nuk mori asnjë pagë nga FHK-ja

Nga: Kemajl Goca Më: 6 tetor 2017 Në ora: 16:58
Taib Kabashi

Në hendboll nuk shkojnë gjërat ashtu si mendojnë disa, por punët janë mjaft keq sidomos ka rënë cilësia shumë në vitet e fundit. Megjithatë, Taib Kabashi, ish përzgjedhës i kombëtares së Kosovës deri në javën e tretë të muajit prill të vitit 2016, pas një kohe vendosi të flet hapur pse u largua nga kombëtarja! Ai tha se për largimin e tij vendosën do “ekspertë” që ka brenda Federata e Hendbollit e Kosovës dhe Këshilli Profesional. Kabashi tetë vjet ka punuar herë si kryetrajner e herë si përzgjedhës, por mundi e djersa asnjëherë nuk u janë shpërblye.  “Pas tetë vjetësh punë, një punë të mirë e të mbarë, me gjeneratën e Kabashit, Krasniqit, Mjekut, Beshirit, Hoxhës etj. kemi arritur rezultate të mëdha, vendin e tretë në Kampionatin Botëror të shteteve në zhvillim”, thotë Kabashi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ish lojtari i Trepçës, tani trajner aktual i kësaj skuadre, ka siguruar një vend në garave evropiane (Challenge Cup), e pranon se iu është bërë e padrejtë kohën kur e larguan nga kombëtarja. “Pas luftës Kombëtarja e Kosovës ka pasur probleme të mëdha qoftë financiare dhe organizative, por unë me kolegët e mi kemi kontribuar shumë për hendbollin, kemi pasur sukses. Për largimin tim nga kombëtarja kishin vendosur do ‘ekspertë’ që udhëheqin FHK-në apo Këshillin Profesional pranë këtij asociacioni. Ata kishin vlerësuar se është momenti i duhur që të largohem nga kombëtarja.

Në vend timin ka ardhur Taip Ramadani, që ka qenë si lojtar në Australi. Me gjithë respektin që kam për Ramadanin, ai vjen nga një shtet që nuk e ka të zhvilluar hendbollin.  Këtë pyetje më së miri do të ishte t’ia adresoni Federatës. Sikurse të më jepni besim edhe për katër vjetët e ardhshme, do të ishte ndryshe dhe do të arrinim rezultate më të mira. Mua më larguan në kohën kur ishin pjekur lojtarët. Largimi im ka qenë i paarsyeshëm. Në kombëtare ishin 10-12 lojtarë të Prishtinës atëkohë, kur isha unë trajneri i kësaj skuadre. Ndoshta dikujt i ka penguar ky sukses imi apo ndoshta edhe dikujt prej klubeve tjera, sepse 10-12 lojtarë të ishin në kombëtare, ishte meritë e punës sime.

Kjo gjeneratë që e lash unë, si Kabashi, Mjeku, Hoxha, Beshiri, Krasniqi etj. ishin gjenerata më e mirë e pasluftës. E kemi mundur Maqedoninë, Australinë, Turqinë, Malin e Zi, por kemi pasur edhe humbje, që janë normale. Kemi fituar disa turne ndërkombëtar dhe sukseset sa vinin e rriteshin, por dikujt i penguan këto”, tregon Kabashi. “Apeli im është që klubet që marrin pjesë në garat ndërkombëtare, por edhe në ato vendore, të financohen nga Komunat ku veprojnë ato, por edhe nga shteti”, theksoi ai. Kabashi tha se ka pasur disiplinë sa ishte në kombëtare: “Si trajner e dinë të gjithë që kam pasur punë dhe disiplinë të madhe. Këtë e dinë të gjitha klubet dhe kolegët e mi që kanë bashkëpunuar me mua, nga Alfred Llazari, Verim Zherka,  Nexhdet Dobroshi, ky i fundit ka qenë bashkëpunëtori më i mirë imi. Nuk me lanë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat