Dijana me skuadrën e saj shkëlqejnë ndaj gjermaneve

Hendboll

Dijana me skuadrën e saj shkëlqejnë ndaj gjermaneve

Nga: Kemajl Goca Më: 7 tetor 2017 Në ora: 22:55
Dijana Ujkiç

Hendbollistja shqiptare, Dijana Ujkiç, me skuadrën e Buduçnostit nga Podgorica, startuan me fitore bindëse në Champions League. Kampionia e Malit të Zi dëshmoi lojë të madhe dhe triumfoi me rezultat 32:24 (17:10) kundër skuadrës gjermane SG BBM Bietigheim, në ndeshjen e parë të grupit D. Mbi 1500 shikues në palestrën e sportit në Podgoricë panë lojë të madhe të Buduçnostit, e cila i dha leksion skuadrës gjermane.

Ne 30 minutat e parë malazezet krijuan epërsi me 7 gola (17:10), e cila ishte një kapital i madh për pjesën e dytë. Dijana Ujkiç luajti mjaft mirë duke kontribuar me dy gola në fitoren e madhe në hapje të grupit D.  

Hendbollistja Gjurgjina Jaukoviç ka qenë më e mira në petkun e kampiones malazeze, duke realizuar nëntë gola në triumfin e thellë.  Dijana gjithsesi me bashkëlojtaret janë të lumtura për këtë start perfekt në Champions.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat